“Kur nuk i mbyll thonë pse nuk na mbyll!”/ Shpërthen Braçe: E kanë shenjë revolte ndaj qeverisë, nuk mbajnë as maska as distancim social

Zv.kryeministri Erion Braçe është shprehur i revoltuar ndaj kritikëve të cilët ia hedhin faj qeverisë që në lidhje me masat për parandalimin e koronavirusit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Braçe thotë se kur i mbyll thonës shkelje e tmerrshme e lirisë ndërsa kur nuk vendos masa të rrepta sipas tij thonë se po na merr jetën.
Ai shton se e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të vënë në ‘shenjë’ qeverinë sakaq shton se ata që kritikojnë nuk mbajnë as maskë e as nuk zbatojnë rregullat.
“Kur i mbyll thone pse na mbyll! Kur nuk i mbyll thone pse nuk na mbyll! Kur i mbyll thone shkelje e tmerrshme e lirise! Kur nuk i mbyll thone po na merr jeten! Nderkohe, as mbajne maske, as lajne duart, as mbajne distance! E kane shenje revolte ndaj qeverise! Kaq dine, kaq bejne.”- shkruan ai.