“Kurrë mos votofshin për PS, trrutë thafshin me PD”, Rama batuta me qytetarët në Farkë, banori: Na e bëre zonën lule

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj kanë vizituar shtëpitë e rindërtuara në Farkë.
Ai shprehet se janë 126 shtëpi të reja që ditë pas dite po zënë vendin e rrënojave.
Teksa Rama ka vizituar shtëpinë ku banonte një çift i ti present ka qenë edhe komshiu, i cili kishte dëshirë të takonte kryeministrin, ku nuk kanë munguar edhe batutat mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Rama: Si je
Qyterari: Ty të nderoft Zoti, strategy të kam. Jam socialist i 90’. Të marrsha të ligat, keni punuar për të gjithë popullin njësoj, por Farkën e keni bërë lulishte. Kurrë mos votofshin për PS, trrut thafshin me PD
Rama: Paske gëdhirë me gjithë energji
Ndërkohë në një banesë tjetër Rama ka takuar një të ri, i cili e ka quajtur Koleg kryeministrin pasi studionte në Univeristetin e Artëve.
Veliaj-Ramës: E ke koleg se vazhdon shkollën e arteve
I riu: Unë jam skulptor një shkallë më lartë se ty (shpërthejnë të qeshurat)