Kurti: Jemi pro bashkimit demokratik Kosovë-Shqipëri
"S’DUHET FILLUAR NJË LUFTË E TRETË BALLKANIKE"

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum, që të bashkohet me Shqipërinë.
Gjatë një bisede me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, Kurti është shprehur se: “bashkimi me Shqipërinë duhet të bëhet në mënyrë paqësore, pa shkaktuar luftë ballkanike”.
“Duam ta kemi të drejtën e referendumit dhe nuk duam ta shohim dhunën si mënyrë për t’u bashkuar. Kosova duhet ta ketë referendumin jo vetëm për bashkim me Shqipërinë por duhet ta ketë këtë të drejtë. Nëse kjo bëhet në formë demokratike, jemi pro bashkimit dhe duhet respektuar rezultatin mirëpo në asnjë mënyrë, s’duhet filluar një luftë të tretë ballkanike”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka komentuar edhe çështjen e qeverisë së tij duke thënë se me të marrë detyrën, ka punuar për procesin e vettingut në fushën e drejtësisë.