Libri fyes i Gjeografisë, Ali Ahmeti merr në mbrojtje ish-ministrat

Libri fyes i gjeografisë së gjimnazit në Maqedoninë e Veriut, ku i cilëson shqiptarët si pushtues dhe jo autoktonë është botuar në kohën kur ministër i Arsimit ishte një shqiptar, përfaqësues i BDI-së. Kjo është edhe ironia më e madhe, pasi një libër i tillë është lejuar nga ministrat shqiptar në qeverinë e Shkupit.

Bëhet fjalë pikërisht për Arbër Ademin i cili ka qenë ministër në atë kohë. Në lidhje me këtë debat të hapur, Ali Ahmeti kreu i BDI-së ka marrë në mbrojtje ish-ministrat e kabinetit qeveritar.

Në një prononcim për mediat Ahmeti thotë se ish ministrat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit për disa vite, nuk janë redaktorë dhe lektorë për librave për t’i larguar përmbajtjet fyes nga të njëjtat. Duke iu referuar librit të gjeografisë, Ahmeti thotë se fyerjet janë banale dhe se me libra të tillë nuk mund të mësohet. Ndërkohë libri i Gjeografisë është botuar që në vitin 2002, periudhë kur partia e Ahmetit ishte bërë pjesë e Qeverisë.

“Unë nuk dua ti marr në mbrojtje, por ministrat nuk janë redaktor. Ato janë fyerje banale dhe besoj se duhet të rregullohet kjo çështje”, tha Ahmeti për Alsat.

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar” i cilëson shqiptarët jo autoktonë dhe madje deri në pushtues dhe kanë larguar me kërcënime dhe rrëmbime maqedonasit nga trojet e tyre.

“Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, si libër shkollor e përshkruan historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mënyrë jo shkencore dhe ofenduese.

Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe ka ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”

Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente të pakontrolluar, vendosja në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT