“LSI për skrap”, Meta sfidon Ramën: Merr llumin e LSI dhe e vendos në ajkën e PS, problemi im është Monika se…

Presidenti Meta edhe pse shprehet se problemi i tij nuk janë listat e LSI-së dhe se nuk merret, por nuk ka ngurruar që të sulmojë Ramën në lidhje me kandidatët për deputetë. Ai ka deklaruar se Rama merr ish-përfaqësuesit e LSI-së në Vlorë e dhe e paraqet si ajkën e PS-së. Këtu ai e kishte fjalën për ish-deputetin Shkëlqim Selami që dikur ka qenë me LSI dhe i është bashkuar me PS-në.

“Mos të shqetësohet ai se merr llumin e LSI dhe e kthen në ajkën e listës së PS. Merr Selam Qimin me vetë. Le ta vendosë në krye të listës dhe ta shikojë më pas se si do të përfundojë”, tha presidenti.

Por a ka frikë Ilir Meta nga një pakt mes PS dhe PD për ta eliminuar atë politikisht?

“Nuk ka asnjë probleme zotëri me Ilir Metën, e as me LSI, ka problem me demokracinë, zgjedhjet dhe llogaridhënien e ka një detyrë me sa duket për të bllokuar vendin. Siç e bëri me qarkun e Fierit dhe e ka bllokuar tani se kërkon të mbaj me pahir pushtetin, në kurriz të ardhmes së vendit. E shpalli dje se do të marrë peng edhe PS, pas zgjedhjeve se nuk është punë e ime, por e tija. Nuk ka shqetësim Ilir Meta LSI-në. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por themelojnë parti. I vetmi shqetësim që kam unë me LS është se kështu si po sillet ai LSI vetëm do ta trefishojë. Sepse e ka pastruar LSI-në dhe e dyfishoi, ndërsa tani do ta trefishojë. I vetmi hall i imi është se kush e duron Monikën pastaj, ja ku dallon në drejtim një grua nga një burrë.”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT