Manovrat e ish-kryeprokurorit për ti ikur drejtësisë/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Llallës

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e ish-prokurorit Adriatik Llalla ti kalojë GJKKO-së. Adriatik Llalla kërkoi përmes avokatit të tij që dosja e tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Kjo gjë u pa si një manovër e radhës së ish-kryeprokurorit për të mos u gjykuar nga Gjykata e Posaccme për akuzat për pastrim parash.

Por “manovrat” e tij për të shpëtuar nga një gjykim i gjyqtarëve specialë janë rrëzuar nga Gjykata Supreme. Sipas vendimit të shpallur në faqen zyrtare të institucionit të drejtësisë, dosja e Llallës është kompetencë e GJKKO të ngritur me ligj të posaçëm për të gjykuar veprat penale që kryhen nga zyrtarët e lartë.

Llalla është nga ato ish-zyrtarë që cilëson si peshqit e mëdhenj në këtë gjykim të drejtësisë. Ai u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e konsideroi të drejtë akuzën e ngritur nga PSAK por ndërkohë i hoqi sekuestron mbi pasurinë. Pak ditë më vonë, në një lëvizje surprizë SPAK sekuestroi pasuritë e ish-kryeprokurorit sipas ligjit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT