Masat e reja shtrënguese/ “Do të mbikëqyren rreptësisht”, Rama tërheq vërejtje: Partitë politike…

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që masat e reja shtrënguese, të bëra sot publike nga Komiteti i Ekspertëve, duket të zbatohen rigorozisht.
Me një shënim në facebook, Rama i ka tërhequr vërejtje partive politike, duke theksuar se zbatimi i masave të reja shtrënguese, duhet të nisi pikërisht nga ato.
Kjo vjen pas publikimit të një sërë fotosh e videosh në rrjetet sociale, ku shihen një sërë politikanësh, teksa qëndrojnë pa respektuar distanicimin social, apo pa vendosur maskën, me dhjetëra qytetarë.
Rama tha se respektimi i masave të reja do të mbikëqyret rreptësishtë.
Duke filluar nga nesër, vendi do të mbyllet nga ora 20:00 deri në orën 06:00, izolim që do të zgjasë deri më 25 shkurt.
Postimi i plotë i Ramës:
MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësishtë.
Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej
Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.
Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.
Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.
Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.