Mbushen spitalet/ Situata në Tiranë alarmante, regjistron gjysmën e numrit të viktimave dhe infeksioneve

Në Tiranë duket se situata po del jashtë kontrollit, pasi numri total i rasteve aktive të COVID ka shkuar në 18363.
Situata paraqitet serioze edhe në Fier, ku janë 2689 raste pozitive, ndërsa edhe Durrësi, Shkodra dhe Vlora kanë mbi 1500 raste aktive.
Por të ndalemi në kryeqytet. Në total sot u regjistruan 1130 raste të reja me COVID, ku gjysma, 535 të tilla ishin vetëm në Tiranë. Numër i lartë infeksionesh sot u regjistrua edhe në Elbasan, Kurbin dhe Vlorë.
Edhe përsa i përket numrit të vdekjeve, Tirana mban vendin e parë, pasi 6 nga 13 viktimat ishin nga kryeqyteti.
Si paraqitet situata në spitale?
Numri i shtrimeve në spitale vazhdon të njohë rritje, ku sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet vetëm në 20 ditët e fundit janë rritur me 48%.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Në një situatë të tillë, ku është artikuluar edhe mundësia e mbylljes më herët në mbrëmje, kërkohet një angazhim më serioz nga qytetarët dhe autoritetet, për të shmangur ndonjë skenar fatal.
COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1130
Të shëruar në 24 orë 656
Të shtruar në spitale 431
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4539
Testime totale 381,941
Raste pozitive 84,212
Raste të shëruara 50,875
Raste Aktive 31,891
Humbje jete 1446
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18363
Fier 2689
Durrës 1731
Shkodër 1512
Vlorë 1487
Elbasan 1540
Lezhë 1115
Berat 936
Korçë 983
Gjirokastër 659
Kukës 465
Dibër 411
GAZETA SHQIP