Mbyllet votimi në Kosovë/ Publikohen exitpoll-et e para: VV udhëheq me 53 përqind

Është mbyllur tashmë procesi i votimit në Kosovë.
Ndërkohë që Portali Albanian Post themeluar nga analisti Baton Haxhiu bashë Bashkë me Institutin “Gani Bobi” publikuan Exit Pollin e vetëm për zgjedhjet Parlamentare në Kosovë.
Sipas këtij exitpoll-i VV udhëheq me 53 përqind.
Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021-së.
Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.
Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.
Top Channel
