‘Mbyti’ me piper ushqimin, Basha reflekton dhe i përgjigjet Ramës për videon ku shfaqet duke gatuar

Pak ditë më parë, një video e Lulzim Bashës duke gatuar për familjen bëri bujë në rrjet. Video u filmua nga bashkëshortja e Bashës dhe u hodh në Instagram pa lejen e këtij të fundit.

Momentin e gatimit me xhinse dhe këpucë e komentoi me ironi edhe kryeministri Rama paraditen e sotme.

 “Përgëzoj të gjithë ata burra që gatuajnë, Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë…dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, deklaroi Rama.

I pyetur nga gazetarët mbi komentin e Ramës, Basha zgjodhi të përgjigjej shkurt. Siç duket, duke reflektuar pas kritikave në rrjet që thonin se e kishte tepruar me piperin në ushqim, Basha dha këtë përgjigje”

“Me piperin ishte në rregull domethënë??”, tha Basha. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT