“Me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një fëmijë”, personazhet e njohur: Shkollimi është… (FOTO)

Sipas ekspertëve të ekonomisë mesatarisht 22% e buxhetit familjar në vend shpenzohet për fëmijët. Pavarësisht kësaj, shpenzimet ndryshojnë në varësi të të ardhurave dhe kushteve të veçanta të çdo familjeje.

E pikërisht kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në panel ishin të ftuar të ndryshëm.

“Me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një

Psikologia, Denada Toçe, u shpreh se: “Fëmijët dhe gratë kanë shpenzimet më të mëdha në familje. Shpenzimet janë të nevojshme dhe disa here edhe të panevojshme. Ne në kulturën tonë e kemi që të jetojmë për fëmijët dhe jo me fëmijët”, tha ajo.

Ndërkohë botuesja e njohur, Arlinda Dudaj, tha se: “Prindërit shqiptarë jetojnë për fëmijët, e deri në fund të jetës fëmija ngel fëmijë”.

“Me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një

Ajo shtoi se ka vetëm një fëmijë dhe se i gjithë fokusi i saj dhe i shpenzimeve kanë qenë drejt tij.

“Kur kamqenë i vogël kam qenë shumë e kujdesshme për shpenzimet, por te shkollimi nuk jam kursyer fare. Edhe ata që kanë pak mundësi, bëjnë të pamundurën që t’i shkollojnë, kjo është pjesa më e rëndësishme”, tha Dudaj.

“Me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një

Gjithashtu i ftuar në studio ishte edhe eksperti, Panajot Sako, i cili tha se me pagat shqiptare mund të përballohet vetëm një fëmijë.

“Duket e çuditshme pse fëmijët shpenzojnë shumë kur nuk konsumojnë sa të rriturit. Por, te fëmijët kushtojnë pelenat, ushqimi, karroca, dhoma. Fëmija rritet shumë shpejt dhe duhen më shumë veshje. Dhe kjo, sjell që sot, shumica e familjeve të kenë një fëmijë dhe të mos planifikojnë një të dytë sepse nuk dalin llogaritë”, tha Sako.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT