Merret vesh opozita! LSI jashtë koalicionit të PD, kandidon me listën e saj në 25 Prill

Pas një takimi mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës në zyrën e këtij të fundit, është arritur edhe marrëveshja për garimin në 25 Prill.

Sikurse pritej, formula është e tillë që Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët do të garojnë me një listë. Përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim që garon jashtë koalicionit me listën e saj të kandidatëve.

Ndërkohë pritet që së shpejti opozita të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit, nëse fiton.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT