Meta thirrje: Në 25 prill ASKUSH të mos mungojë, i garantoj shqiptarëve se…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje gjithë të rinjve dhe të reja në vendin tonë, që të bëhen gati për referendumin e 25 prillit, dhe askush të mos mungojë.
Me anë të një shënimi në facebook, Meta thotë se pjesëmarrja në votime është një mision patriotik, në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë.
Kreu i Shtetit i garanton se do të bëjë gjithçka që vota e tyre të mos preket.
Shënimi i Metës
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!