Meta u bën thirrje qytetarëve dhe PARALAJMËRON: Do të hapet një portal për zgjedhjet, ja çfarë mund të denonconi aty

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të verifikojnë se ku e kanë qendrën e votimit.

Po ashtu, Meta ka bërë thirrje edhe që të rinovojnë kartën e identitetit. Presidenti ka paralajmëruar se do të hapet një portal, ku qytetarët të informojnë për shqetësimet apo presionet që do u bëhen për zgjedhjet.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet”,- shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT