Mjekut i sekuestrohet një shumë e ‘ÇMENDUR’ parash ‘CASH’, SPAK kontrolle në shtëpinë e zyrën e mjekut Edvin Prifti

SPAK ka sekuestruar një shumë të madhe parash, pas kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e kardiologut të njohur, Edvin Prifti.

Në shtëpinë e tij, pas kontrolleve u zbulua shuma prej rreth 200 mijë euro dhe 130 milion lekë.

Ndërkohë, në zyrën e mjekut u gjetën 50 mijë euro dhe 30 milion lekë.

Priftit u pezullua sot nga detyra, pasi doli në përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 10 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeljeda Hoxha.

Mjeku dyshohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT