Moska e ALARMUAR/ Ministria e Jashtme: Të shqetësuar nga deklaratat Albin Kurtit

Deklarata e lëshuar disa ditë më parë nga ana Albin Kurtit, kryemnistrit të ardhshëm të Kosovës, se do të votonte pro një referendumi për bashkimi me Shqipërinë ka alarmuar Rusinë.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë zyrtare, e para sa i përket pas zgjedhjeve në Kosovë, u shprehet se Moska është e shqetësuar mbi deklaratat e Albin Kurtit.
“Është shqetësuese retorika e shqiptarëve të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare ku fituan nacionalistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i kësaj partie ka deklaruar hapur se procesi i negociatave me Beogradin nuk është një prioritet kryesor dhe se ai synon të bashkojë Kosovën me Shqipërinë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të arrijnë një zgjidhje kompromisi,” tha Zakharova.
Zakharova u shpreh se retorika e shqiptarëve të Kosovës është gjithnjë e radikale dhe për këtë kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve.
“Ne nuk shohim ndonjë reagim të shteteve perëndimore te shqiptarët e Kosovës ndaj këtyre provokime”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.