Moti i keq/ Ministrja Manastirliu nga Spitali Ushtarak: Kemi marrë të gjitha masat, shmangni lëvizjet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndodhej sot në mbrëmje tek Spitali Ushtarak për të folur për masat për motin e keq.
Ajo u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të qenë pranë qytetaraëve në këto ditë të vështira.
Manastirliu gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të mos lëvizin nga shtëpitë në këto kushte, duke qenë se dhe rastet Covid janë shtuar ndjeshëm.
“Janë marrë të gjitha masat, për të qenë në shërbim të qytetaraëve, jemi të gatshëm të përballojmë situatën, por një lutje qytetarëve, të shmangin lëvizjet, dhe gjithashtu grumbullimet, se jemi në një situatë shumë delikate.
Situata në 4 spitalet Covid, është e kontrolluar aktualisht, por numri i pacientëve po rritet dita ditës. Spitalet rajonale janë përgatitur për të shmangur fluksin e rasteve në spitalet e Tiranës.
Ne jemi gati për të pritur dhe për t’i shërbyer qytetarëve. I gjithë shërbimi do të jetë në dispozicion të qytetarëve, merrni numrin 127 për çdo gjë,” tha Manastirliu.