VIDEO/ “Murtaja” shkon në Elbasan, rrugët mbushen me zogj të ngordhur, veterineri: Mos i prekni me dorë, por nuk është ngjitëse

Në rrugët dhe trotuaret e Elbasanit po gjenden çdo ditë e më tepër, zogj të ngordhur, kryesisht pëllumba.

Në videon e publikuar nga A2CNN shihen zogjtë që kanë pushtuar rrugët, pamjet e të cilëve kanë alarmuar banorët e këtij qyteti.

Një veteriner ka shpjeguar se kjo gjë vjen me stinën.

Ai shprehet se bëhet fjalë për një sëmundje që quhet ‘Pseudo pesto’, siç njihet në gjuhën popullore si murtajë dhe është mjaft e vjetër.

Ai shtoi se nuk kalon tek kafshët e tjera, duke qetësuar kështu qytetarët.

“Është një sëmundje që njihet tashmë. Bëhet fjalë për murtajën, ose ndryshe ‘Pseudo pesto’. Kjo sëmundje nuk kalon nga shpendët e ngordhur tek të tjerët, as te qentë dhe as tek njerëzit. Por gjithsesi, këshillohet që qytetarët të mos i prekin vetë me duar këta shpendë”, tha ai.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT