‘Na degjeneroi fare PD-ja”/ Rama i vihet pas serfistit në Sarandë: Ndalo pak aty….(VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama u zhvendos pasditen e sotme në Sarandë ku u ndal në kantierin e Lungomares, duke theksuar se këtë sezon turistik ajo do të mirëpresë turistët e shumtë.
Por teksa inspektonte punimet, Rama u ndal të bisedonte me një sërfist, i cili ishte veshur vetëm më rroba banjo, pavarësisht temperaturave të ulëta.
(Shih dy minutat e fundit të videos)
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Si je?
Qytetari: Ministrin e Turizmit dhe kryetarin e Bashkisë i duam
Edi Rama: Si je, çdo gjë në rregull. E shikon more ja, çfarë të bëri PD ty?
Qytetari: Më degjeneroi fare
Edi Rama: Edhe ti prapë e do