Nderimi i Dvoranit nga SHBA përplas Ramën dhe Metën, Presidenti shpërthen: O faqezi prit 3 milionë shpulla e shkelma më 25 prill

Vlerësimi Adrian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit me ccmimin si kampion i Anti Korrupsionit ka risjellë përplasjet e forta mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të reformës në drejtësi.

Presidenti reagon nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi për sa i përket reagimit të Ramës mbi sulmet që Dvorani kishte pësuar nga Meta në kohën kur ai kishte pasur drejtimin e KED-së.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit.

Më herët kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruante se Dvorani ku godit harbutërisht për shkak se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, duke nënkuptuar përplasjet që ish-kreu u KED-së ka pasur me presidentin Meta për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushteetuese.

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Dvorani ishte zyrtar që presidenti Meta e sulmoi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, madje ai e bëri një kallëzim penal në Prokurori, duke e akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës si kreu i KED-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT