Nderimi i Dvoranit nga SHBA/ Shpërthen Meta: Si fletëlavdërimet e PPSH së Enverit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vlerësimit që ka marrë ish-kreu i Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Meta ironizoi duke theksuar se këto janë si fletët e lavdërimit që jepte Partia e Punës.
“Dua t’i them meqenëse dje ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk.
Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamzë, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri”, deklaroi Meta.
Ditën e djeshme, sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka vlerësuar luftuesit e korrupsionit në mbarë botën dhe për Shqipërinë është vlerësuar ish-kreu i KED, Ardian Dvorani.
Deklarata e Metës
Dua t’i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavërdimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri.