Ndodhi edhe 2 javë më parë/ Një tjetër shpërthim “enigmë” trondit Lezhën, nuk dihet nga vjen, ushtria dhe SHISH zbret në terren

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e sotme.
Ajo që bën përshtypje është se nuk dihet nga ka ardhur, dhe kjo mbetet enigmë edhe për banorët e zonës.
Kujtojmë se ky shpërthim është i ngjashëm si ai i dy të mëparshmëve disa javë më parë.
Ushtria, Policia e SHISH kanë dalë në terren por ende nuk kanë identifikuar asgjë.
Shpërthimi është dëgjuar në orën 21:18, teksa nuk raportohet për dëme.