Ndryshojnë rregullat për 25 prillin: Ndalohen flamujt e partive, dosjet e efektivëve do shkojnë 10 ditë para në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë pas 12 vitesh rregullat e sigurisë për zgjedhjet parlamentare.
Vendimi i ri i marrë nga KQZ, parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 10 ditë para zgjedhjeve të dorëzojë listën e plotë të efektivëve që do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Krahas secilit emër do të jepet çdo e dhënë personale, detyra dhe emri i eprorit bashkë me detyrën që i është ngarkuar.
Do të jetë detyra e KZAZ-ve për t’u ankuar tek kreu i Policisë Vendore, nëse me efektivët ka ndonjë problem. Në kohë reale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë që të marrë masa menjëherë ndaj efektivit problematik.
Këtë vit, për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të ndalohen famujt me ngjyrë dhe posterat e partive politike që do të marrin pjesë në garë.
Të gjitha materialet propagandistike do të lejohen vetëm në zyrat partiake, dhe në një distancë deri në 5 metra nga qendrat e votimit.