“Nga COVAX s’ka asgjë në horizont”/ Rama: Jemi në bisedime dhe me 4 shtete për të marrë vaksina anti-COVID

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se afati për të vaksinuar popullsinë për 14 muaj qëndron.

Rama tha se Shqipëria është në komunikim edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së për të siguruar vaksina të kompanive të ndryshme.

“Ne jemi shumë afër finalizimit të kontratës me Astrazenica, nuk dua të jap më shumë detaje, se cdo detaj që thuhet sot mund të ndryshoj nesër dhe jo për shkakun tonë, por jemi optimist që do kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astrazenica dhe o mund të ecim me synimin për të realizuar skenarin e parë, për të gjitha ata që hyjnë në kategorinë që duhet të vaksinohen dhe duan që të vaksinohen në 14 muaj, akoma ky afat qëndron. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill dhe qershor sepse skeduli kontraktual është fleksibël por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e një pale, kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID. E dini që janë dhe disa vaksina tjera rrugës që dalin ta provojnë, kemi kontakte me të gjithë, jemi në lartësinë e detyrës”, tha Rama.

Rama tha se nga marrëveshja me COVAX nuk ka “asgjë në horizont”, ndërsa sërish nuk i kurseu kritikat për BE-në.

“Ne kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’ua komunikojë, ndërkohë që kemi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfixer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia, vendet e tjera sic po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur vaksina po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe kur për këtë çështje Europa ka hyrë në një kaos, me jo vetëm BE, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore. I them për të mos harruar që sidoqoftë ne jemi në kushtet kur procesi i vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të të tjerëve, nuk pritëm COVAX, është ende në një proces që nuk duket se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt, të vazhdueshëm, por edhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin një sinjal qartësi”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT