Nis numërimi i votave, Vetëvendosja bën apel të fortë për komisionerët: Kujdes nga…

Pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së procesit të numërimit të votave, Vetëvendosja ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj komisionerëve të saj.
“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit pritet t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme. Exit pollet parashikojnë një fitore mbi 50% të votave, por VV-ja pretendon se e ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Pra ka marrë 61 deputetë, duke shpresuar te votat e emigrantëve.