Një biletë vetëm vajtje!

Nga Denis Dyrnjaja

Është një lajm shumë i rëndësishëm unifikimi i Opozitës për zgjedhje, sepse pas 25 Prillit do kuptojmë dy gjëra cili është problem më i madh për shqiptarët në kuptimin nominal dhe se pas 25 Prillit, humbësi është humbësi dhe fituesi do të jetë fituesi.

Dështimi s’mund të ketë alibi. Tani shqiptarët i kanë të qarta, sidomos ofertat njerëzore që përfaqësojnë edhe ofertat politike dhe programore.

Nëse Basha e mund Ramën do të ketë një meritë të jashtëzakonshme sepse ka arritur të gjejë formulën e duhur.

Nëse Basha humb sërish do të thotë se ai ka mbajtur për 8 vite me radhë peng PD dhe opozitën duke i shërbyer në mënyrë të përkryer me paaftësinë e vet politike Ramës. Kjo e 25 Prillit është një provë historike dhe jetike politike për Bashën dhe karrierën e tij si politikan.

25 prilli veç votave ka edhe një biletë vetëm vajtje. Të shohim kush për kë do jetë rezervuar ajo për Ramën apo Bashën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT