Pandemia do përfundojë në vitin 2022? Ja çfarë thotë eksperti Dasho

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar deklaratën e bërë nga OBSH-ja se pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Dasho theksoi se përballja me Covid është drejt zgjidhjes.
“E keqja e këtyre të OBSH-së është se këta ndërrojnë mendje çik si shpesh. Kështu që uroj ta kenë menduar mirë këtë radhë dhe të mos jenë treguar me optimistë seç duhet.
Por, gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë. Unë mendoj se këtë radhë kjo deklaratë është e mirëmenduar, është një deklaratë që është në përputhej me atë çka shohim në procesin e vaksinimeve në gjithë botën.
Është në përputhje me angazhimet kontraktuale të firmave prodhuese dhe me kapacitet prodhuese që shohim në gjithë botë. Përballja me Covid është drejt zgjidhjes”, deklaroi Dasho.