Paralajmëron Rama: Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e…

Kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar disa foto nga Berati, deklaron se së shpejti priten lajme të mira të sigurimit të dozave të reja ndaj covid.

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është shumë pranë sigurimit të 360 mijë vaksinave të AstraZeneca dhe kjo do pasohet me nisjen e vaksinimit masiv. Gjithashtu, Rama ka deklaruar se po negociohet edhe me dy shtete të tjera.

“Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave”, shkruan Rama në Facebook.

Në një tjetër postim në Facebook Rama shkruan për lehtësirat e marra ndaj biznesit të vogël dhe planit të qeverisë deri në 2029.

“Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla
Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë”, shkruan kryeministri. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT