Pas koalicionit me PD, Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike

Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike.
Topi ndërmorri këtë veprim një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së FRD me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Në negociatat e FRD për marrëveshjen me Partinë Demokratike, mori pjesë Sali Shehu.
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.