Përçahet koalicioni i opozitës, Nard Nodka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje, por duket se Nard Ndoka do mbetet jashtë.
“Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.
Sipas informacioneve Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, nuk e ka firmosur marrëveshjen e nënshkruar nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Bamir Topi e të tjerë.
“Nuk besoj se do të firmos”, ka thënë ai, ndërsa mësohet se është i pakënaqur me Bashën.
Partitë e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, pritet të jenë:
PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”