Përgjimet e antimafias italiane, ambasadori italian Bucci: Nuk janë bërë publike të gjitha, do të ketë zhvillime me rëndësi

Ambasadori Italian Fabricio Bucci ka folur për përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhnin politikanë dhe biznesmenë shqiptarë me mafian e Ndangheta-s.

Ai u shrpeh në Euronews Albania se prokuroria nuk i ka bërë publike të gjitha përgjimet, duke shtuar se së shpejti do të ketë zhvgillime të rëndësishme.

“Janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha. Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti i imagjinon, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë”, tha Bucci.

Ambasadori u shpreh se nuk ka asnjë arse pse SPAK të mos kërkojë me urgjencë nga antimafia italiane dhe prokuroria të gjitha regjistrimet dhe të nisë hetimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT