“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën e presidentit Bajden drejtuar dje Serbisë për njohjen e Kosovës?”

Në rubrikën “Shënime nga blloku i diplomatit”, publicisti Shaban Murati ngre një pyetje që ngjall debat.
“Një pyetje e natyrshme”, – shkruan Murati dhe shton:
“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën zyrtare të presidentit të ri amerikan Xho Bajden drejtuar me shkresë zyrtare në 7 shkurt 2021 Serbisë për njohjen e Kosovës, në një kohë që qeveria e Shqipërisë e ka përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit?”