Përveç 360 mijë vaksinave të Astrazeneca, Rama jep lajmin: Edhe këto dy shtete të tjera do të na dhurojnë…

Përveç përpjekjes për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është në negociata edhe me dy shtete për të për të shtuar sasinë e vaksinave në dispozicion të Shqipërisë.
“Shumë shpejt do japim lajmin e sigurimit të një sasie të konsideruar vaksinash. Me një shtet mik jemi shumë afër, brenda 10-15 ditësh do bëj një vizitë atje. Shumë shpejt presim një konfirmim zyrtar për 360 mijë doza. Edhe me një shtet tjetër jemi shumë afër.
Nesër do kemi komunikimin e parë në nivel të lartë me një shtet të tretë për sigurimin e disa mijëra dozave. Kemi vetëm konfirmimin për 360 mijë doza, por konfirmimin se kur, nuk e themi dot.”, tha Rama.
Rama tha se këto doza kanë rëndësi jetike për personelin shëndetësor, ndërsa theksoi domosdoshmërinë për vaksinimin e njerëzve.
Kryeministri foli sërish për pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave ku 10 shtete disponojnë 70% të dozave.
“Sot që flasim 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve dhe të gjithë vendet e tjera që kanë pasur akses me dozat e mundshme kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë vetëm 30% të shifrave. Ka dhe 120 vende mes tyre dhe vendet e rajonit që nuk kanë asnjë dozë deri më tano.”, ka thënë Rama.
Sot në Shqipëri mbërriten edhe 8190 doza të tjera të vaksinave që vijnë nga kompania Pfizer./Gazeta SHQIP