Plani i COVAX, Shqipëria merr mbi 141 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca

COVAX ka nxjerrë planin paraprak të shpërndarjes së 1.2 milion dozave të vaksinës kundër COVID të AstraZeneca. Sipas këtij plani, Shqipëria prite të marrë 141600 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ndërkohë, Kosova pritet të marrë 100800 doza, Maqedonia e Veriut 103200, Serbia 345600, ndërsa Mali i Zi do të marrë 84,000.

Megjithatë, në planin paraprak të bërë publik, nuk bëhet e ditur data se kur pritet të fillojë shpërndarja e këtyre dozave.

COVAX është një iniciativë globale për siguruar akses të shpejtë dhe të barabartë në vaksinat COVID-19 për të gjitha vendet, pavarësisht nga niveli i të ardhurave

Skema e faicilitetit Covax synon të shpërndajë të paktën 240 milion doza në gjysmën e parë të vitit 2021, njoftuan të mërkurën bashkë-drejtuesit e saj. Ajo gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Institutin Serum të Indisë për deri në 1.1 miliardë doza të vaksinave AstraZeneca dhe Novavax për 3 dollarë për dozë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT