“Po largohet llumi i LSI”, ish-ministri Naço dhe Rehovica reagojnë ndaj Metës: Në javët në vazhdim do të ketë surpriza, do ta ‘shkërrmoqim’ LSI-në

Dy ditë më parë presidenti Ilir Meta do të sulmonte ashpër të larguarit nga LSI-ja, duke deklaruar se Rama po merr llumin e LSI-së dhe po e paraqet si ajkën e Partisë Socialiste.
Ky ishte një reagim i fortë i presidentit që sulmonte pikërisht ata njerëz që i ka pasur si më të besuar në partinë që ai drejtonte dikur si Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rehovica apo dhe të tjerë.
Këtyre akuzave iu është kundërpërgjigjur sot ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica ish-deputet që janë shkëputur nga LSI për t’iu bashkuar PS-së.
Sot ata kanë bërë të ditur se 112 gra pjesë e strukturave të LSI-së. “Nuk pres asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim. Nuk dua të merrem me të kaluarën, por me të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Keni qenë i pranishëm në takimet që bëjmë, duke respektuar masat e Covid janë 112 gra që përfaqësojnë strukturat e LSI-së në bashkinë e Beratit, të pastra e jo llumi”.
Edhe Rahovia ka këtë mesazh për presidentit Meta. “Jemi në kuadër të largimit të LSI-së nga llumi, sot janë larguar 112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit. Dhe pastrimi do të vazhdojë dhe javën tjetër dhe ditët në vijim”, tha ai.
Ata kanë deklaruar se këto ikje janë vetëm fillimi dhe se “janë largime vullnetare dhe se bashkimi bën fuqinë për mandatin e tretë për një Shqipëri Europiane”.