“Po mbaj premtimin e Ramës”/ Meta nervozohet dhe flet për çeta: Vij nga Çepani, ata çliruan Vlorën në kohën e luftës

Presidenti Ilir Meta u mundua të mbyllte zërat që dilnin nga mazhoranca se shkon natën në Vlorë dhe bën takime fshehurazi, duke dhënë një konferencë për mediat ditën për diell dhe duke mos kursyer sulmet ndaj mazhorancës.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Meta është nervozuar duke ngritur zërin duke thënë se për çdo akuzë që atij do i bëhet nga Vlora nga kryeministri do të vij dhe do ja jap përgjigjen këtu po në vlerë. Ai shtoi se nuk i kushton asgjë pasi Vlora ndodhet një orë e gjysmë larg Tiranës Meta madje është treguar ‘kërcënues’ duke i kujtuar kryeministrit Rama se ai vjen nga një fshat që ka sjellë një çetë të tërë në luftën e Vlorës.

“Sa herë të përmendem në Vlorë do të vij të përgjigje nga Vlora. Unë vij nga një krahinë e largët me Vlorën dhe ajo krahinë ka sjelle tre çeta në luftën e Vlorës dhe një çetë e vetme ka qenë nga Çepani i Skraparit nga jam dhe unë. Po të shpifin nga Vlora për mua, unë nuk do të përtoj dhe do të jam përgjigje këtu. Jam fshatar unë s’jam qytetar si puna juaj”, tha Meta.

Ndërsa nuk ngurroi të kujtonte se është zgjedhur nga Rama dhe PS si president dhe se po zbaton atë çfarë vetë Rama ka deklaruar. “Askush se zoti Meta nuk e mbron opozitën. Unë e kam mbajtur premtimin e Ramës se pse unë nuk shoh se kush opozita, PD, LSI, Partia Agrare. Ashtu si kam mbajtur premtimin tjetër se mes pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh demokracinë”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT