“Politikani ku shoh pjesën më të madhe të 7 mëkateve”/ Meta flet për herë të parë pas akuzave të Nanos

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit në një intervistë sulmoi presidentin Meta.

Ndërkohë, Kreu i Shtetit nga Shkodra tha se nuk kishte asnjë koment për akuzat e Nanos.

“Një koment për zero ngjarje, nuk kam asnjë koment e theksoj, për zero ngjarje për zero akuza, për zero, zero”, tha Meta.

Nano në emisionin Opinion deklaroi: “Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe.

E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa.

Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’. Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.

Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistonte në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.

Më ler ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT