PSD e Tom Doshit depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Partia Social Demokrat ka depozituar KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ pasditen e djeshme. Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.

Kujtojmë se  PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet./Top Channel

PSD e Tom Doshit depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim

Back to top button
LAJMET E FUNDIT