Pse ky lumë sharjesh kundër Nanos, ndërkohë që ai s’tha asnjë fjalë për kryetarin e opozitës?

KRESHNIK SPAHIU

Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë herë as emrin e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit opozitës. Po pse ky tërbim i demokratëve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?

Përgjigjia është e thjeshtë: Fatos Nanon analizio profilin e dy kryetarve real të opozitës Berisha-Meta.

Ai e injoroi Bashën dhe Monikën sepse realiaht ata s’janë askushi, por thjesht dy rrogtarë që aktrojnë si kryetarë.

Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës, por rikthimin e Berishës.

A i lexuar gazetat në mëngjes?

A i lexuat titujt e portaleve?

90% e tyre e kishin çensuruar fjalën e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës.

Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrolluar imazhin.

Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirnjohejen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?

A nuk ja ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metën 10 vjet më parë?

Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenkan gënjeshtra?

Mos u çudisni!

Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndërron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.

Banaliteti dhe kurvëria e vjetruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 Prillit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT