Rama akuza Metës: Ja si vjen natën në Vlorë me makina të fshehta

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Vlorë, ku nisi fushata e vaksinimit kundër koronavirusit.

Ndërsa foli për mediat, Rama nuk la pa ‘shigjetuar’ as presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se “ka kohë që nuk është më president”.

Sipas Ramës, Meta është “thjesht një shpërdorues i detyrës së Presidentit”, duke akuzuar kreun e shtetit se shkon natën në Vlorë, me makina që nuk janë në protokollin përkatës.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës, Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT