Rama azil politik në lindje? Paloka me teori konspirative: Charterin e mban gati në aeroport, në 26 prill do niset për…

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka sulmuar me disa teori konspirative kryeministrin Edi Rama, lidhur me qendrimet e këtij të fundit karshi Perëndimit dhe afrimin me Turqinë.
Paloka dhe me ironi thotë se Rama pas 26 prillit do niset për një udhëtim pa kthim, duke menduar që sulmon BE dhe SHBA.
Sipas tij aeroplani që qendron në Rinass gati, qendron pikërisht për këtë arsye, që një ditë Rama “t’ja mbathë” e mos të kthehet më, duke kërkuar azil politik, në Turqi.