Rama e merr i pari dozën e dytë të vaksinës: Brenda shkurtit do të vijnë edhe…

Sot ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo janë të parët.
Ndërkohë para nisjes së procedurës, Rama është pyetur nga infermieret nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo efekt negativ nga vaksina e parë dhe është përgjigjur ‘zero’.
“Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin, ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer, dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën.
Nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, patjetër që duken shumë pak, por në fakt mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend sëbashku me Serbinë që kemi nisur vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Situata është tejet kaotike për të gjithë Europën.
Kërkesa është marramendëse dhe oferta është shumë e ulët për shkak të numrave të prodhimit, pod je në darkë vonë, kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit vijnë 30 mijë e kusur doza të tjera,” tha Rama.