Rama nxjerr video nga zhbllokimi i rrugëve: Ishte stuhi e jashtëzakonshme, por u provua se kemi rritur kapacitetet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të ARRSH ku shihet ndërhyrja në zhbllokimin e rrugëve, pas stuhisë së borës që shefi i qeverisë e quan “të jashtëzakonshme.

Teksa falenderon punonjësi te angazhuar, Rama thotë se u provua se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm

“Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme”, shkruan kryeministri Edi Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT