Rama: Sot vijnë 7 mijë dozat e vaksinës Pfizer, jemi pranë marrëveshjes me Astrazeneca

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së mbërrijnë sot në vendin tonë 7020 dozat e vaksinës së Pfizer.

Rama gjithashtu bën me dije se janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje me kompaninë Astrazeneca, për të siguruar një dozë të konsiderueshme të vaksinave.

Postimi i Ramës

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-COVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT