Rama sulmon ashpër Metën: Është bërë si dordolec, merr këshilla nga Peço Vasili

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Fier për të inspektuar punimet në spitalin rajonal Memorial që po ndërtohet.

Kreu i qeverisë tha se puna po ecën shumë mirë, si orë zviceriane dhe se beson se brenda 3 muajve punimet do të mbyllen.

Ndërkohë ai iu përgjigj dhe akuzave të Presidentit Ilir Meta, sipas të cilit, Rama po bën vaksinim selektiv dhe jo masiv të popullsisë kundër Covid-it.

“Presidenti është në fakt, Meta është shpërdorues i rolit që ka, thirrjet e tij vijnë nga këshillat e Peço Vasilit, që kur drejtonte ai është koha më e zymtë e errët para se ne të merrnim detyrën. Vaksinimi do nisë nga moshat 80 plus, Tinka Kurti e Reshat Arbana nuk duhet të presin radhën për t’u vaksinuar, unë mendoj ndryshe. Ky njeri është bërë  si dordolecët që vihen në fusha për të trembur zogjtë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT