Rëndohet situata/ Rritje e frikshme e shtrimeve në spital 24 orët e fundit, krahasimi me dje

Ditët e fundit kanë njohur një rritje të frikshme të rasteve me COVID në Shqipëri. Dje u roportuan 865 persona të infektuar, ndërsa sot ministria njoftoi për 942 raste pozitive.
Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalet COVID, ku 24 orët e fundit kanë njohur një përkeqësim të ndjeshëm, pasi akutualisht numërohen 405 pacientë të shtruar.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.
Krahasur me ditën e djeshme, vetëm 24 orët e fundit janë 40 pacientë më shumë të shtruar.
Dje ministria raportoi se në 4 spitalet COVID, po trajtoheshin 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./ Gazeta SHQIP