Rrahu mbështetësin e PS, reagon zyrtari i PD-së: I dhashë atë që meritonte!

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është shoqëruar mbrëmë në polici pasi ka dhunuar një qytetar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë dhe sipas burimeve të SHQIP ka ndodhur për arsye elektorale.

Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha dihet se është mbështetës i Lulzim Bashës.

Ndërkohë Florenc Hoxha ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook.

“Jeta dhe praktika më ka mësuar që t’i jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton,” shkruan ai.

Rrahu mbështetësin e PS, reagon Florenc Hoxha: I dhashë atë

Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale.

Florenc Hoxha është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personat me inicialet K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur.

Hoxha ka qenë gjithashtu protagonist i rrahjes së dy grave nëpunëse të Bashkisë së Tiranës dhe nxjerrjes së tyre me dhunë nga zyrat e bashkisë, gjatë kohës që punonte në Bashki për Lulzim Bashën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT