Rritet numri i pacientëve të shtruar dhe i atyre në intubim, ja situata në 4 spitalet COVID

Vendi ka regjistruar sot një shifër rekord viktimash nga koronavirusi, ku 13 persona humbën jetën, ndërsa u regjistruan 865 raste të reja infeksioni.

Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se është rritur edhe numri i personave të shtruar në spital.

Në katër spitalet COVID, aktualisht po trajtohen 365 pacientë, ndërsa dje numri i të shtruarve ishte 343.

Po ashtu më i lartë është edhe numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre në intubim.

Një ditë më parë ishin 19 pacientë në terapi intensive dhe 6 në intubim, ndërsa sot shifrat janë rritur në 25 në terapi intensive dhe 9 në intubim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT