Rritet numri i të rinjve të infektuar, flet drejtori i Covid 2: Shkak, mutacionet e reja që ka pësuar virusi

Drejtori i “Shefqet Ndroqit” Perlat Kapisyzi, nisur nga numri i lartë i infektimeve gjatë ditëve të fundit, thotë se kjo ka ardhur për shkak të mutacioneve të reja të virusit.

Në këtë spital, mesatarisht në ditë bëhen rreth 40 shtrime, ku vihet re pjesa më e madhe e tyre janë në moshë të re. Kapisyzi ka konfirmuar për Abc News se ka dyshime të forta se infektimi në masë i të rinjve, ka të bëjë me mutacionet që ka pësuar ky virus. Edhe pse ka kaluar afro një muaj nga dërgimi i mostrave të para të marra nga qytetarët e dyshuar si të infektuar me Covid, ende nuk ka asnjë përgjigje për këtë.

Kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë, kanë humbur jetën 21 persona, si dhe janë konfirmuar me Covid 986 raste të reja, shifër kjo pak më e ulët krahasuar me ato në fillim të javës, pra mesa duket ka një tendencë për ulje, pas masave të vendosura nga Komiteti Teknik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT