Rritja e shifrave të Covid/ Basha: Do të mbyllja qytetet, por…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nëse do të ishte kryeministër do të merrte vendimin për të mbyllur zona apo qytete në Shqipëri që kanë numrin më të lartë të infektimeve.
“Do ta mbyllja Beratin nëse ka numër të lartë të infeksioneve, por do të jepja para për biznesin që do të mbyllej”, tha Basha, duke shtuar se ky ishte dhe synimi për përballimin e situatës pas zgjedhjeve të 25 prillit, sigurisht nëse PD vjen në pushtet.
Njw apel ai e kishte dhe pwr qytetarwt qw ruhen. “Nuk kemi qeveri, por cirk shëtitës, por s’kemi kryeministër por prestigjator shëtitës. Ruajuni veten, na ruan Zoti. E kam për çdo qytetar se këtë hendek të tmerrshëm dhe kriminale, të ruhen deri më 25 prill, merrni masat që ka maskat mbrojtëse dhe higjiena’, tha Basha.
Deklarata e Bashës
Vdekjet janë numra rekord. Secili prej jush i pranishëm në këtë mbledhje nuk është dëshmitar i kësaj situate. Sa njerëz u është dashur të ngushëlloni javën e kaluar. S’ka asnjë përputhje me atë që raportohet zyrtarisht. Papërgjegjshmëri ka dhe ndihmë për njerëzit jo.
Ndërkohë, dy hapa të tjerë që i kemi propozuar prej më shumë se tetë muajsh dhe i kemi përfshirë në plan, ka dështuar në mënyrë spektakolare. Kemi kërkuar krijimin e spitaleve Covid rajonale. Para dy ditësh u gjenda me një kolegun tuaj që kishte marrë rrugën nga Gjermania për të ardhur pranë babait të vet, i cili pasi ishte konstatuar i sëmurë me Covid, e kishin mbajtur dy ditë në Vlorë dhe i kishin thënë çfarë të bëjmë ne këtu se aparatura dhe mjekë nuk kemi. E kishin nisur në Tiranë dhe kishte përfunduar në një qendër jopublike kurimi, që deri para një viti përdorej për kirurgji plastike.
Çfarë masash merren? Çfarë fondesh caktohen? Këto janë pyetjet që duhet t’u përgjigjet një kryeministër normal. Për t’ju ikur pyetje ka organizuar cirkun e përditshëm. Ka ardhur aty ku nuk mban më.
Pas dy muajsh shqiptarët do të vendosin dhe vendimi i tyre do të ketë të bëjë edhe me këtë keqmenaxhim të tmerrshëm. Por dy muaj është një kohë e gjatë. Ndaj ju kam mbledhur sot jo thjeshtë për të konstatuar këto gjëra, këto trauma, por për të përsëritur edhe njëherë qëndrimet për trajtimin e kësaj krize.
Pak orë më parë isha me miq strategjik të Shqipërisë, më bënë një pyetje të thjesht cafër do bëje po të ishe në këtë situatë. E para punës të gjitha financat e shtetit do i vija në funksion. Testime të parat. Jo të vraposh të bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe të bësh vaksinën i fundit. Do kalojmë në nivelin më të lartë të testimeve në të gjithë rajonin.
Ruani veten, tani kemi vetëm Zotin dhe veten tuaj. Këtë hendek për tmerrshëm ta kompensojmë sa të mundemi me një vetëdijësim më të lartë. Deri në 25 prill ta konsiderojmë shoqërinë jetime. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka.